Ballina Lajme nacionale ​Osmani: Kosova dhe Austria të angazhohen në intensifikim të bashkëpunimit multisektorial

​Osmani: Kosova dhe Austria të angazhohen në intensifikim të bashkëpunimit multisektorial

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë Chritoph Widinger, me të cilin ka diskutuar në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e COVID-19, punën e Kuvendit, zhvillimet aktuale politike në vend, me theks për procesin e dialogut me Serbinë.

Osmani e falënderoi diplomatin austriak për angazhimin e tij aktiv në Kosovë dhe për mbështetjen e pakursyeshme të Austrisë.

“Është e nevojshme që të punojmë në mënyrë aktive. Përkundër pandemisë duhet ta intensifikojmë nivelin e bashkëpunimit me Austrinë, me të cilën kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fushën e arsimit. Duhet të zgjerohemi dhe në fusha të tjera me potencial, si dhe të avancojmë bashkëpunimin ndëndërparlamentar, në veçanti diplomacinë parlamentare”, tha Osmani./21Media

The post ​Osmani: Kosova dhe Austria të angazhohen në intensifikim të bashkëpunimit multisektorial appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----