Ballina Lajme nacionale ​Një muaj paraburgim për marrje ryshfeti

​Një muaj paraburgim për marrje ryshfeti

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit G.R. për shkak të veprës penale marrje e ryshfetit.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se G.R. ka kryer veprën penale dhe ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet në liri, ai mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke fshehur ose ndryshuar provat e veprës penale.

Pala ka të drejtën e këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

The post ​Një muaj paraburgim për marrje ryshfeti appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----