Raportimi i ministres së Financave Hykmete Bajrami në Komisionin për Buxhet dhe Transfere për masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik është shtyrë për të mërkurën e ardhshme, pasi ministrja në fjalë nuk i është përgjigjur ftesës edhe pse kishte deleguar zëvendësin e tij Agim Krasniqin.
Në komision është shqyrtuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për siguriminë e ujit.
Ndërsa, në rend dite ka edhe shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim të shpejtë ndaj COVID-19.
Po ashtu Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Si dhe shqyrtimi i Projektligjit nr.07/L-036 për Ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.
The post Ministrja Bajrami nuk i përgjigjet ftesës së Komisionit për raportim appeared first on RTV21.