Në seancën që po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, mbrojtja ka kërkuar nga gjykatësi lirimin e tij me kusht, derisa procesi është pezull dhe nuk ka aktakuzë të ngritur ndaj tij.
“Është çështja e lirimit me kusht. Prokurorisë i është dhënë kohë t’i përgjigjet kundërshtimeve me shkrim për ligjshmërinë e arrestimit, ndërkohë Gucati është në paraburgim e pret përgjigjen e prokurorisë. Kërkoj nga ju i nderuari Gjykatës të merrni parasysh mundësinë e dhënies së lirimit me kusht për të”, tha ai.
Për këtë ai kishte bërë paraprakisht edhe shkresë me shkrim.
The post Mbrojtja kërkon lirimin me kusht të Gucatit appeared first on RTV21.