Ballina Lajme nacionale ​LDK mblidhet për listën e kandidatëve për deputetë

​LDK mblidhet për listën e kandidatëve për deputetë

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, pas takimit që ka mbajtur kryesia e partisë së tij, ka thënë se në këtë takim është diskutuar për çështjen e përgatitjes së listave të kandidatëve për deputetë nga kjo parti.

“Takim pune i kryesisë, përgatitja e fushatës, formimi i shtabit elektoral, përgatitje teknike”, ka thënë Gashi.

E ka pyetur se a është diskutuar për ndonjë koalicion parazgjedhor, mirëpo Gashi ka thënë se nuk është diskutuar dhe se ka kohë për një temë të tillë.

“Nuk ka diçka konkrete, ditëve në vazhdim, po besoj para se të dorëzohet lista e koalicioneve, nëse do të ketë koalicione, por nuk besoj që do të ketë diçka të veçantë. Ka kohë për këtë punë. Thjeshtë ka qenë mbledhje koordinuese dhe ndërtimi i kritereve për kandidatët për deputetë, hartimi i programeve të fushatës dhe çështjet tjera teknike”, ka thënë Gashi./kp

The post ​LDK mblidhet për listën e kandidatëve për deputetë appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----