Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 76 vota pro sot votuan në parim plotësim-ndryshimet e Ligjit për dënimin humanitar. I njëjti u konsiderua i domosdoshëm për FSK-në pas ndryshimit të mandatit ligjor të tij dhe në bazë kësaj mbështetje i dhanë gjitha grupet parlamentare shqiptare.
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni duke arsyetuar projektligjin tha se qëllimi është inkorporomi i ndryshimeve ligjore të FSK-së.
“Hartimi i këtij projektligji është iniciuar me qëllim të inkorporimeve të ndryshimeve ligjore, si rezultat të ndryshimit mandatit ligjor të FSK-së, por edhe me qëllim të riqëllimit të aktiviteteve të deminimit humanitar dhe strukturave përgjegjëse për këtë aktiviteteve”, tha ai.
Në emër të LVV-së, deputetja Fatmire Kollçaku- Mulhaxha tha se e mbështesin në parim projektligjin.
“Në parim e mbështesim këtë projektligj brenda- dy leximeve do të japim kontributet tona”, tha ajo.
Mbështetje ky projektligj mori edhe nga partia tjetër opozitare PDK. Deputetja Ganimete Musliu tha se kontributin e tyre do të japin mes dy leximeve.
“Grupi parlamentar i PDK-së e mbështet në lexim të parë këtë projektligj dhe kontributin do të jap në mes të dy leximeve”, tha ai.
Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku tha se ky projektligj është i domosdoshëm.
“Është i domosdoshëm harmonizimi i ligjit ekzekutues për deminim humanitar. Prandaj LDK përkrah këtë projektligj”, tha ajo.
Seanca plenare po vazhdon me pika të tjera që janë në rend të ditës.
The post Kuvendi votoi në parim plotësim-ndryshimet e Ligjit për dënimin humanitar appeared first on RTV21.