Ballina Lajme nacionale ​Kuvendi dhe Fakulteti Juridik nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

​Kuvendi dhe Fakulteti Juridik nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

7
SHPËRNDAJE

 

Kryetarja e Kuvendits, Vjosa Osmani priti sot në një takim dekanin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Avni Pukën, me të cilin ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Sipas komunikatës të lëshuar nga Kuvendi, nëpërmjet këtij memorandumi hapet rruga për bashkëpunim profesional ndërmjet trupave punuese të Kuvendit dhe Fakultetit Juridik.

Nënshkrimin e memorandumit, kryetarja Osmani e vlerësoi të rëndësishëm për Kuvendin, pasi që sipas saj, ky institucion ka nevojë për hulumtime në disa fusha, ndaj për këtë çështje do të kenë mundësi të përdoren ekspertët e Fakultetit Juridik.

“Përderisa Kuvendi ka nevojë shumë për hulumtime në shumë fusha, tanimë e kemi bashkëpunimin e drejtpërdrejtë dhe nuk i kemi problemet me të cilat jemi ballafaquar në të kaluarën, kur, nëse kemi dashur ta angazhojmë një profesor të një fushe të caktuar, është dashur që nëpërmjet OJQ-ve t’u bëjmë thirrje atyre që të angazhohen në këto hulumtime të Kuvendit të Kosovës”, tha Osmani.

Sipas kryetares Osmani, memorandumi e krijon bazën që në të gjitha këto komunikime dhe këto kërkesa të jenë drejtpërdrejt kuadrot e Fakultetit Juridik.

Nga ana tjetër, dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka tha se nëpërmjet një marrëveshjeje si kjo mundësohet që ekspertiza e Fakultetit Juridik t’i ofrohet Kuvendit dhe njëkohësisht të ketë aktivitete të përbashkëta në mes të Kuvendit të Kosovës dhe këtij fakulteti.

The post ​Kuvendi dhe Fakulteti Juridik nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi appeared first on RTV21.

-----