Ballina Lajme nacionale ​KQZ pranon dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Podujevë dhe në Mitrovicë...

​KQZ pranon dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Podujevë dhe në Mitrovicë Veriore

8
SHPËRNDAJE

 

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve-së, Valdete Daka sapo njoftoi se në këtë institucioni ka arritur dekreti për zgjedhjet në Podujevë dhe në Veri të Mitrovicës. Ketë e bëri të ditur gjatë mbledhjes që po mbahet në KQZ.

Në këtë mbledhje, kryesuesi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se nuk ka nevojë për buxhet shtesë për komunën e Podujevës.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur 29 nëntor 2020 datën kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Podujevës dhe për kryetar në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Kujtojmë që, Hashim Thaçi kishte shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Podujevës dhe në komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19. Emërimi i Agim Veliut si ministër në Qeverinë Kurti në muajin shkurt të këtij viti, e i Goran Rakiqit zv/kryeministër në Qeverinë Hoti në qershor të po këtij viti, i kishte lënë Podujevën dhe Mitrovicën e Veriut pa kryetar.

The post ​KQZ pranon dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Podujevë dhe në Mitrovicë Veriore appeared first on RTV21.

-----