Ballina Lajme nacionale ​Hoxhaj në Tiranë: Thaçi dhe Veseli ndryshuan rrjedhën e historisë

​Hoxhaj në Tiranë: Thaçi dhe Veseli ndryshuan rrjedhën e historisë

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur optimist se ish-krerët e UÇK-së do të dalin faqebardhë nga Gjykata Speciale.

Kandidati për kryeministër të vendit nga radhët e PDK-së, pas vizitës në Bashkinë e Tiranës, tha se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e kanë ndryshuar rrjedhën e historisë në krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

“Ne jemi të sigurt që kryetari jonë i partisë, presidenti i Republikës dhe të gjithë të tjerët që janë pranë gjykatës do të dalin fitimtar dhe faqebardhë. Por mbështetja politike dhe morale ka qenë e rëndësishme për Kosovën se ata edhe një herë do të konfirmojnë para gjykatës se lufta jonë ka qenë e drejtë, sakrifica e jonë si popull ka pasur aspiratën për liri dhe pavarësi. Si dy shtete, për këtë temë është mirë të kemi një qëndrim si Kosovë dhe Shqipëri, pasi përpjekja, sakrifica e liderëve të UÇK-së dhe PDK-së e kanë ndryshuar rrjedhën e historisë…Në historinë e krijimit të shtetit të pavarur edhe emri i Kadriut dhe Hashimit janë prej emrave më të spikatur”, tha ai.

E kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kryeqyteti shqiptar është i gatshëm për të ngritur fonde për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Ju jap garancinë që ky kryeqytet i gjithë shqiptarëve është jo vetëm moralisht, por çfarëdo nevoje që mund të ketë, qoftë për ngritje të fondeve, qoftë edhe me një mbështetje të kësaj kauze. Duke qenë të qartë se kjo nuk është kauza e vetëm Kadriut, apo Hashimit, por e gjithë shqiptarëve”, tha ai.

Hoxhaj mes tjerash lavdëroi punën e Veliajt në Tiranë duke thënë se ai duhet të merret shembull edhe në Kosovë.

The post ​Hoxhaj në Tiranë: Thaçi dhe Veseli ndryshuan rrjedhën e historisë appeared first on RTV21.

---- ----
-----