Ballina Lajme nacionale ​Hoti, Haradinaj-Stublla e Selimi flasin për çështjen e të pagjeturve në kuadër...

​Hoti, Haradinaj-Stublla e Selimi flasin për çështjen e të pagjeturve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Për çështjen e të pagjeturve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, sot do të diskutohet në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Në këtë komision do të marrë pjesë edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.

Takimi me deputetët e këtij komisioni dhe Hotit, Haradinaj-Stublla dhe Selimit do të filloj në ora 10:00.

Po ashtu në komision do të jetë edhe takimi me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Ndërsa, tutje pikë e tretë e rendit të ditës është miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara, më pas shqyrtimi i projektligjit për peticione dhe pika e pestë ka të bëjë me shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 02/L-31 për lirinë fetare në Kosovë. Si dhe pika e gjashtë edhe e fundit është të ndryshme.

The post ​Hoti, Haradinaj-Stublla e Selimi flasin për çështjen e të pagjeturve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----