Ballina Lajme nacionale ​Grabitje e armatosur në Prishtinë, policia jep detaje

​Grabitje e armatosur në Prishtinë, policia jep detaje

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Një institucion mikrofinanciar në Rr. “Eqrem Qabej” Prishtinë sonte është grabitur nga disa të dyshuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një përgjigje për portalin rtv21.tv tha se të dyshuarit ishin armatosur me armë dhe thikë, dhe nga aty kanë vjedhur para.

“Rreth ores 18:35 është marr një informatë se në Rr. “Eqrem Qabej” në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje, ku dyshohet se grabitësit nën kercenimin e armes kanë arritur të marrin nga arka monedha të imta. Sipas informatave, njeri nga të dyshuarit në dorë ka pasur një armë të shkurter dhe tjetri një thikë, kishin te veshura trenerka ngjyre të mbyllur dhe maska anti-covid dhe kanë ikur drejtim të Bregut Diellit”, tha Hoxha.

Ai tutje tregoi se nuk ka persona të lënduar, dhe se në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha njësit relevante dhe po merren me rastin./21Media 

The post ​Grabitje e armatosur në Prishtinë, policia jep detaje appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----