Ballina Shëndetësi ​Ditë përvëluese, disa këshilla për të përballuar të nxehtin

​Ditë përvëluese, disa këshilla për të përballuar të nxehtin

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Për këtë Instituti i Shëndetit Publik i Shqipërisë rekomandon disa këshilla për të evituar të nxehtin, rrjedhimisht duke eliminuar edhe rreziqet, transmeton Ora News.

Disa këshilla të thjeshta, të zakonshme dhe parandaluese nëse i bëjmë pjesë të jetës sonë të përditshme gjatë ditëve të nxehta të verës, ato mund të na ndihmojnë për të reduktuar apo ulur efektet negative të temperaturave të larta në shëndet.

Çfarë duhet të bëjmë që të mbrojmë shëndetin nga temperaturat e larta?1-Evitoni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11.00 – 17.00.2-Vishuni lehtë, me veshje pambuku, të gjera dhe ngjyra të hapura.

3-Mbani në kokë kapele ose çadër dhe syze dielli kur dilni nga shtëpia.4-Mbani shtëpinë sa më të freskët. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës. Temperaturat në shtëpi duhen të jenë deri në 25° – 27° Celsius.

5-Freskohuni here pas here me ujë të freskët duke bërë dush ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit në krah, qafë dhe ballë.

6-Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme edhe nëse nuk keni etje.

7-Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.

8-Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate dhe fruta.9-Ruajini ushqimet në frigorifer.

10-Shmangni ngrënien e ushqime të nxehta apo pikante.Si duhet vepruar në situatat e të nxehtit ekstrem

Në të gjitha situatat e të nxehtit ekstrem apo në temperaturat e larta ndiqni rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.

---- ----
-----