Ballina Lajme nacionale ​Dështon votimi i Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike

​Dështon votimi i Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Në mungesë kuorumi ka dështuar votimi i projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike. Në sallë kanë qenë të pranishëm vetën 50 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

----

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka njoftuar se me 45 vota për është miratuar raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës.

“Konstatoj se me 45 vota për, 12 kundër dhe 9 abstenime miratohet raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës”, tha Nagavci.

Ndër tjera, gjatë seancës plenare janë votuar edhe emërimi i gashtë anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.

“Konstatoj se me 69 vota për dhe dy abstenime, kuvendi i emëroj gjashtë anëtarët e Këshillit për Ndihmë Juridike Falas”, ka theksuar ajo.

Si pikë e fundit e rendit të ditës është zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave./kp/

The post ​Dështon votimi i Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike appeared first on RTV21.

----- ----