Ballina Lajme nacionale ​Deri më tani vetëm një kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore

​Deri më tani vetëm një kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore

10
SHPËRNDAJE

 

Milan Radojevic, nga Lista Serbe, është i vetmi kandidat që ka aplikuar deri më tani për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se deri në mesditën e sotme, pra e enjte 29 tetor KQZ ka pranuar një aplikim nga ana e subjektit politik Lista Serbe, pra aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut”.

Për Komunën e Podujevës, ai tha se nuk ka ka pasur nevojë për certifikim të ri pasi që kjo është kryer gjatë muajit shkurt kur është dashur të mbahen zgjedhjet për këtë komunë.

Ai bëri të ditur se afati për certifikim për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut përfundon nesër.

“Ky afat sipas afateve të përcaktuara nga ana e KQZ-së përmbyllet me 30 tetor dhe deri në orën 18 KQZ do të pres aplikimet e subjekteve politike të cilat duan të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Pas përfundimit të kësaj periudhe KQZ do të shqyrtojë të gjitha aplikacionet dhe pastaj do të vendos lidhur me certifikimin ose jo të tyre”, tha ai.

Zgjedhjet në Komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut po ndodhin pasi kryetarët kanë dhënë dorëheqje për të marrë pozita në qeverinë e vendit. Qytetarët e këtyre dy komunave do t’i drejtohen kutive të votimit me 29 nëntor.

The post ​Deri më tani vetëm një kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore appeared first on RTV21.

-----