Ballina Lajme nacionale ​20 mijë bashkatdhetarë pritet të mbërrijnë në Kosovë, Zemaj apelon për kujdes

​20 mijë bashkatdhetarë pritet të mbërrijnë në Kosovë, Zemaj apelon për kujdes

9
SHPËRNDAJE

 

Gjatë 4 ditëve të ardhshme në Aeroportin e Prishtinës pritet që të vijnë rreth njëzet mijë bashkatdhetarë, këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Me këtë rast, Zemaj i ka bërë thirrje menaxhmentit në ANP që të kenë kujdes të shtuar ndajë diasporës dhe të ketë mbarëvajte të mirë sa i përket respektimit të masave anti Covid.

“Tashmë pritet se brenda 4 ditëve të ardhshme në aeroportin e Prishtinës do të arrijnë rreth njëzet mijë bashkatdhetarë, andaj i bëj thirrje menaxhmentit në ANP që të kenë kujdes të shtuar ndajë diasporës dhe të ketë mbarëvajte të mirë sa i përket respektimit të masave anti Covid”, ka shkruar Zemaj ndër të tjera në Facebook.

Zemaj ka thënë se Kosova tashmë është në mesin e 7 vendeve të Evropës që kanë menaxhuar më së miri situatën epidemiologjike, andaj ka shtuar se ky është motiv shtesë për punën dhe angazhimin e mëtejmë të gjithësecilit.

Tutje ai ka shtuar se vjeshta dhe dimri “do të na gjej shumë më të përgatitur, në infrastrukturë, kapacitete humane, testim, vaksinim e shumë aktivitete tjera që mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”.

Në Kosovë gjatë 24 -orëve të fundit nga 544 mostra të testuara rezultojnë 52 raste pozitive, kurse janë shëruar 56 pacientë. Gjatë këtyre orëve nga Covid-19 kanë vdekur 3 persona./21Media

Gjatë 24 orëve të fundit, 56 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 52.

Të…

Posted by Armend Zemaj on Saturday, October 3, 2020

 

 

The post ​20 mijë bashkatdhetarë pritet të mbërrijnë në Kosovë, Zemaj apelon për kujdes appeared first on RTV21.

-----