Ballina Lajme nacionale ​12 mijë e 587 raste aktive me COVID-19

​12 mijë e 587 raste aktive me COVID-19

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

SARS CoV2 që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive në Kosovë e deri më tani ka infektuar 43 mijë e 881 persona.

Derisa 30 mijë e 157 persona kanë arritur që të shërohen nga ky virus, janë 1 mijë e 137 të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

Nga të dhënat e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është raportuar për 557 raste të reja me COVID-19 dhe 17 vdekje.

Ndërsa raportohet edhe për 12 mijë e 587 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.541 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 557 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (67, 59, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (81, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (77, 74 vjeç), Rahovec 2 raste (65, 63 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast ( 64 vjeç), Pejë 1 rast (59 vjeç), Dragash 1 rast (91 vjeç), Viti 1 rast (87 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Deçan 1 rast (60 vjeç), Gjilan 1 rast (68 vjeç), Vushtrri 1 rast (61 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 43.881 raste nga 155.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.137 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30.157 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.587”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 217 raste, Mitrovicë 41 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 25 raste, Gjilan 23 raste, Prizren 23 raste, Pejë 22 raste, Ferizaj 19 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Kamenicë 10 raste, Suharekë 10 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Kaçanik 3 raste, Mamushë 3 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Ranillug, Shtërpcë./21Media

The post ​12 mijë e 587 raste aktive me COVID-19 appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----