Zyrtare: Verona nënshkruan me talentin shqiptar
14:17 | 07 Korrik 2017

Talenti 17-vjeçar shqiptar, Marash Kumbulla ka kaluar nga ekipet e moshave të Veronës në ekipin e parë, teksa ka nënshkruar deri në vitin 2020.

 Mbrojtësi qendror, është zyrtarizuar nga klubi italian dhe tashmë ai do të nisë një karrierë si profesionist, teksa ka nënshkruar kontratën e parë. Sezonin e shkuar ai është aktivizuar me të rinjtë në 21 takime, madje ka shënuar edhe 2 gola. Përveç rolit të mbrojtësit të qendrës Kumbulla luan edhe në mesfushë në rolin e “shkatërruesit”.
Aurela Hoxha