Zyrtare: Shqipëria publikon listën përfundimtare për Euro 2016

0

Shqiperia

Ka marrë fund pritja e gjatë për të mësuar se cilët do të jenë 23 lojtarët kuqezinj që do të marrin për herë të parë pjesë në një Kampionat Evropian.

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka publikuar listën përfundimtare prej 23 lojtarëve për Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, ku janë lënë jashtë Amir Rrahmani, Milot Rashica, Berat Gjimshiti dhe Herolind Shala, shkruan Gazeta Express.

Shqipëria e nis Kampionatin Evropian me ndeshjen ndaj Zvicrës, e cila ka ftuar për Euro 2016 gjashtë shqiptarë.

Lista përfundimtare e Shqipërisë për Euro 2016: 

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi

Mbrojtës: Arlind Ajeti, Nasër Aliji, Mergim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Frederik Veseli

Mesfushorë: Ansi Agolli, Ledian Memushaj, Ergys Kaçe, Andi Lila, Migjen Basha, Odise Roshi, Ermir Lenjani,  Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Burim Kukeli

Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkëlzen Gashi

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com