Zyrtare: Nuk ndryshohet vendimi, Serbia sërish fiton 3:0

0

UEFA ka konfirmuar në faqen zyrtare se komisioni i apelit ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për t’i marrë tri pikët nga ndeshje Serbi – Shqipëri dhe kësisoj ka mbetur vendimi i parë që dënon kombëtaren tonë me disfatë 3-0 dhe Serbinë me marrje të tre pikëve.

zyrtare-nuk-ndryshohet-vendimi-serbia-s-euml-rish-fiton-3-0_hd

Pala shqiptare ka kërkuar tri pikët në tavolinë pas terrorit ndaj lojtarëve në fushë që pamundësoi kthimin e tyre në fushë por UEFA vendosi të mos e kthejë vendimin.

“Komisioni i Apelit u mblodh sot, pas apeleve të bëra nga Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe Federata e Futbollit të Serbisë kundër vendimeve të marra nga Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Dispilinës i UEFA-s (CEDB) më 23 tetor në lidhje me disa incidente që ndodhën në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian në Grupin I mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u luajt në Beograd me 14 tetor.

 

Apeli i FSHF-së është refuzuar. Vendimi origjinal i CEDB kësisoj mbetet në fuqi. Komisioni i Apelit të UEFA-s ka vendosur ta konfirmojë ndeshjen e lart-përmendur si ‘konfiskim’ (të humbur për Shqipërinë). Për pasojë, FSHF e ka humbur ndeshjen 3:0. Gjithashtu, FSHF është dënuar me 100 mijë euro.

Apeli i FSS-së gjithashtu është refuzuar. Si pasojë e kësaj, vendimi origjinal i CEDB mbetet në fuqi. Komisioni i Apelit të UEFA-s ka vendosur ta konfirmoj marrjen e tre pikëve nga FSS për këto kualifikime për Kampionatin Evropian. Gjithashtu, FSS është urdhëruar që t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës në garat e UEFA-s si vendase me dyer të mbyllura. Për fund, federata është dënuar me 100 mijë euro”, shkruan në komunikatën e UEFA-s.

Tani pritet një vendim tjetër nëse FSHF do ta dërgojë çështjen te Gjykata për Arbitrim Sportiv (CAS) që është dhe instanca më e lartë sportive.

/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com