Zyrtare: Lila vazhdon me Pas Janinën
14:17 | 21 Korrik 2017

Andli Lila besnik i Pas Janinën në kampionatin grek. Mesfushori i kombëtares Shqiptare firmosi kontratën e re që e lidh me klubin helen deri në vitin 2020.

Pra për tre viteve të ardhshme 31-vjecari do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës së cilës iu bashkua që në vitin 2011. Bien poshtë të gjitha zërat për transferimin e mundshëm të futbollistit te Panathinaikosi apo jashtë Greqisë, pasi Lila praktikisht ka vendosur të qëndrojë në Janinë, ku është shndërruar prej vitesh idhull i tifozerisë vendase, transmeton Supersport. Në një prononcim të shkurtër për faqen zyrtare të Pas Janinës, Lila falënderoi presidentin Giorgos Christovasilis, drejtorin sportiv Dimitris Niarchakos dhe trajnerin Giannis Petrakis për besimin e dhënë si dhe premtoi se do të japë gjithmonë më të mirën për këtë klub. Sezonin e fundit Andi Lila është aktivizuar në 18 ndeshje në Superligën e Greqisë, duke shënuar një gol në barazimin 1-1 në shtëpi me Aekun e Athinës. Që nga viti 2011 Lila ka regjistruar 127 paraqitje në kampionat si dhe ka shënuar në total 8 gola.

Kristin Prengaj