Zyrtare: Lëndohet një super lojtar para ndeshjes me Maltën
11:47 | 11 Tetor 2018

Kosova do të zbresë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Maltës pa mbrojtësin, Leart Paqarada.

Mbrojtësi i krahut të majtë është lënduar gjatë stërvitjeve dhe nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Kosovën sonte kundër Maltës, por as edhe kundër Ishujve Faroe të dielën, shkruan InSporti.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës, duke treguar se futbollisti ka udhëtuar menjëherë në Gjermani për të nisur riaftësimin, teksa nuk është bërë e ditur se për çfarë lëndimi bëhet fjalë.

“Futbollisti i Kombëtares A Leart Paqarada, është lënduar gjatë stërvitjeve, ndaj nuk do të jetë në gjendje që ta ndihmojë ekipin në këto dy ndeshje dhe ai udhëton menjëherë për Gjermani”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

The post Zyrtare: Lëndohet një super lojtar para ndeshjes me Maltën appeared first on INSAJDERI.

Aurela Hoxha