Zyrtare: Largohet Aleksandar Jabllanoviq

0

Kryeministri Isa Mustafa para pak çastesh në një konferencë të jashtëzakonshme për media e ka bërë publik vendimin për largimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq.

Isa Mustafa“Nga sot mund të them se ministri Jabllanoviq nuk është më pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Kërkesa për shkarkimin e Jabllanoviqit kishte ardhur pasi që ky i fundit i pati quajtur “egërsira” nënat gjakovare që nuk lejuan pelegrinët serbë të vizitonin kishën e këtij qyteti më 7 janar. /Indeksonline/

—-

 

Mustafa: Trepça u shpëtua nga qeveria dhe kuvendi

Kryeministri Isa Mustafa në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka folur rreth problemeve të shumta që ka trashëguar Qeveria e Kosovës duke filluar nga paunësia e lartë e deri tek krimi i organizuar.

Ai ka theksuar se me programin e tij qeverisës do të mundohen që ti zgjidhin këto probleme.

Kryeministri Mustafa ka theksuar më pas se jemi përballur me shumë pakënqaësi dhe protesta, ku protestuesit kishin dy kërkesa sa i përket Trepçës dhe Jabllanoviqiu.

“Jemi ballafaquar me kërkesat e protestuesve sa i përket Trepçës dhe jabllanoviq. Nga sot ministri Jabllanoviq nuk është pjesë e kabinetit qeveritar, ndërkaq sa i përket Trepçës, po të mbetje Trepça ashtu siç ishte, sot ajo do të ishte në procesin e falimentimit, por qeveria dhe kuvendi ka pamundësuar që Trepça ti nënshtrohet procesit të falimentimit, dhe organizimi i saj do të bëhet pasi të bëhet strategjia për Trepçën”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka theksuar se nuk do të bisedojmë me askënd për pasurinë tonë kombëtare e shtetërore. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com