Zyrtare: iPhone 8 do të prezantohet më 12 shtator
14:19 | 01 Shtator 2017

Apple ka zyrtarizuar më në fund datën e konferencës së saj.

iPhone 8 do të prezantohet në sallën e Steve Jobs Theater, pranë godinës së re Apple Park në Kupertino më 12 Shtator në orën 10 sipas kohës lokale (19:00 në Kosovë/Shqipëri), ashtu siç e kishte parashikuar WSJ. Duke parë ftesën, Apple e ka fokalizuar vëmendjen e saj në vendin e prezantimit "our place". Në fakt ky është eventi i parë që do të mbahet në godinën e re të Apple. Ju kujtojmë se gjatë kësaj konference duhet të prezantohen modelet e reja iPhone 8 dhe iPhone 7s, modeli i ri Apple Watch dhe ndoshta një model i ri Apple TV. Gjithashtu do të lëshohen zyrtarisht edhe sistemet e reja iOS 11, MacOS High Sierra, watchOS 4 dhe tvOS. /iphonealbania
Edlira Rukaj