Zyrtare: Berisha bëhet me skuadër të re
14:17 | 22 Qershor 2017

Etrit Berisha është lojtar i ri i skuadrës së Atalantas.

Skuadra italiane, Atalanta ka vendosur të shfrytëzojë opsionin për të transferuar portierin e Lazios, Etrit Berisha. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e skuadrës italiane, e cila ka paguar Lazios 5 milionë euro. “Atalanta BC njofton se ka shfrytëzuar të drejtën për të transferuar portierin e Lazios, Etrit Berisha. Portieri i Kombëtares shqiptare ka qenë protagonist në arritjen e vendit të katërt në Serie A dhe kualifikimin në Europa League. Ai ka bërë 27 paraqitje në sezonin 2016/17 me Atalantan”.
Aurela Hoxha