Zyrtare: Armando Sadiku bëhet me skuadër të re (Foto)
14:08 | 07 Janar 2017

Armando Sadiku është transferuar te skuadra e FC Luganos. ‘Bomberi’ i kombëtares shqiptare është larguar nga Zurichu dhe është bërë më skuadër të re. Kjo pasi, ka vendosur të transferohet në skuadrën nga Superliga e Zvicrës, FC Lugano. Sadiku ka ardhur nga skuadra e ligës së dytë zvicerane në formë të huazimit deri në vitin 2018. Vlen të theksohet se sulmuesi shqiptar ishte edhe më parë pjesë e Luganos, teksa vendimtar në transferimin e tij është ish-ndihmës trajneri i Shqipërisë, Paolo Tramezzanni. /Telegrafi/
Françeska Jaçe