Zyrtare: Ardita Sinani kryetare e komunës së Preshevës (Biografia e kryetarës)
14:12 | 10 Mars 2017

Sot me 22 vota pro dhe asnjë kundër është zgjedhur kryetarja e re e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ish kryetarja e kuvendit të komunës së Preshevës tani do të udhëheq postin e kryetarës së komunës së Preshevës. Pas shkarkimit të kryetarit Shqiprim Arifi në kuvendin komunal të komunës së Preshevës me 22 vota pro është zgjedhur kryetare e komunës së Presheves Ardita Sinani.
  • Kush është Ardita Sinani, BujanociNet ju sjell biografin e saj:
Ardita Sinani e lindur në Preshevë në vitin 1980 është një politikan e cila vie nga rradhët e Partis për Veprim Demokratik dega në Preshevë. ka të kryer ekonomi-menaxhimit dhe informatikën. Ajo është diplomuar në Prishtinë në vitin 2003, ka punuar si profesoreshë e shkencave kompjuterike në shkollën e mesme "Skenderbeu" në Preshevë. Që nga dhjetori 2015, ajo udhëheq si kryetare e degës së PVD-së për Preshevë. E vetmja femër shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi në vitin 2016. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë.
  • Fjalimi i kryetarës së Komunës së Preshevës menjëher pas marrjes së postit të ri znj. Ardita Sinani:
Falënderoj të gjithë ata që më dhanë besimin , dita e sotme nuk është sfida e vetme, kam kaluar sfida të shumta , por me përgjegjësi të madhe un do të kryej detyrat e mia në shërbim të qytetarëve. Nuk do të jemë kryetare e subjekteve politike por e tërë komunës së Preshevës. Do të përpiqem të jem po e njëjta që më njihni, me modesti,përkushtim e angazhim do të kryej detyrat e parapara./BujanociNet/
Rashel Kolaneci