Zyrtare: 73 persona janë lënduar në protestën e sotme

0

Në Klinikën Emergjente të QKUK-së, gjatë ditës së sotme kanë kërkuar ndihmë gjithsej 73 persona.

20150127173621162620Sipas drejtorit të Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, janë 44 policë dhe 29 qytetarë të cilët kanë kërkuar ndihmë në këtë Klinikë. Lenjani po ashtu ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit kanë pasur lëndime të lehta.

Ndërkaq, Curr Gjocaj, drejtor i SHSKUK-së, ka konfirmuar se një qytetar është plaguar me plumb gome.

Mirëpo, jo zyrtarisht gazeta “Zëri”, merr vesh se janë 10 persona të cilët kanë marrë lëndime me plumba gome.

Mësohet se një polic i Stacionit të Jugut e ka këputur pjesën e muskulit të këmbës

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com