Zyret për të rinjë në Bujanoc dhe Preshev me aktivitet humanitar për Artan Dreshajn

0

Zyra për t rinjë në Bujanoc në aktivitetin e rradhës ka vendosur që përmes vollonterëve të saj edhe përkundër kushteve jo të përshtatshme klimatike. aktivistët e zyrës për të rinjë kanë dalur sot në qendër të qytetit për ti dalë në ndihmë, duke grumbulluar mjete për të riun Artan Dreshajn i cili vuan nga një sëmundje në mëlqi.

Artan DreshajLlogoja gjithë përfshirëse në humanizëm në shumë vende në Kosovë, po ashtu në komunën e Bujanocit dhe të Preshevës dhe fshatrave për rreth është “Ta ndihmojmë Artan Dreshajn, Artani kish Bo për ty”. VjollcaKoordinatorja e zyrës për të rinjë në Bujanoc Vjollca Aliu tha se, ne do të mundohemi që ti dalim në ndihmë Artanit me pak mundësi që kemi, ku tha se, aktiviteti i ditës së sotme do të vazhdojë edhe nesër. Nga ana tjetër edhe aktivistja nga zyra për tërinjë nga Presheva Nezaqete Isahu tha se, është e dhimbshme që ta shohësh Artanin në at gjëndje, duke iu lutur gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë për Artanin, si nga vendi dhe jasht vendit përmes rrjeteve sociale, por edhe direkt faqes së Artanit. Artan Dreshaj, 25 vjeçari nga Peja, është diagnostifikuar me “Budd Chiari Syndrome”, dhe ka nevojë urgjentisht për transplant të mëlqisë. Trajtimi në fjalë, nuk mund të bëhet në Kosovë, prandaj, për shërim duhet të dërgohet jashtë vendit. Për trajtim fillestar të Artanit nevojiten së paku 184 mijë euro./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com