Zyra e Presidencës shprehet e habitur pse moderatorja e ZDF-s nuk i dëgjoj pallavrat e Atifetes

0

Zyra e Presidentes shpreh habinë dhe shqetësimin e saj me mënyrën e trajtimit që i është bërë Presidentes në një numër mediash pas kësaj interviste.

atifete jahjaga

Intervista për televizionin gjerman ZDF është zhvilluar nga studiot e RTK-së në Prishtinë, përmes videolinkut. Gjithashtu intervista është zhvilluar me përkthyes simultan nga gjermanishtja në anglishte, drejtpërdrejt nga studiot e ZDF-së dhe Presidentja Jahjaga gjatë gjithë kohës ka dëgjuar vetëm perkthyesin dhe jo moderatoren.

Ne asnjë moment Presidentja Jahjaga nuk ka patur mundësi të dëgjojë intervenimet e moderatores, që pyetjet i ka bërë në gjuhën gjermane, por ka dëgjuar vetëm përkthyesin nga gjermanishtja në anglishte. Ne këto kushte dhe me mënyrën si është zhvilluar biseda Presidentja nuk ka patur mundësi të dëgjojë pyetjet shtesë të parashtruara nga moderatorja e ZDF.

Presidentja Jahjaga ka vepruar ne respektim të medias së cilës ka pranuar t’i jap intervistën dhe nuk e ka injoruar në asnjë moment as moderatoren dhe as median e saj.

Çështjet teknike, të parregulluara dhe plotësisht të papërshtatshme për një intervistë të tillë, janë lëshim i organizatorit dhe jo tendencë për shpërfillje e presidentes. Zyra e Presidentes shpreh habinë dhe shqetësimin e saj me mënyrën e trajtimit pas transmetimit të kësaj interviste, pa marrë asnjë sqarim të mëtejmë për mënyrën e zhvillimit të saj dhe gjithashtu në trajtimin që i është bërë Presidentes së Republikës së Kosovës në një numër mediash.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com