Zvogëlimi i kalorive ngadalëson procesin e plakjes

0

Dieta me më pak kalori e ngadalëson metabolizmin dhe ju ndihmon që të jetoni më gjatë.
Një studim ka nxjerrë përfundimet se nëse zvogëloni kaloritë për 15% gjatë dy viteve, ju ngadalësoni plakjen dhe normat e metabolizmit.
Nëse merrni më pak kalori, gjithashtu ju mbron ndaj çrregullimeve të ndryshme që vijnë me moshën.
Sa herë që ne metabolizojmë kalori që të gjenerojmë energji në trupin tonë, gjithashtu gjenerojmë radikale të lira të oksigjenit, të cilat janë nënprodukte metabolike, transmeton lajmi.net
Ky lloj i oksigjenit reaktiv akumulohet në trupin tonë, duke shkaktuar stres oksidativ, i cili dëmton qelizat dhe organet, tl cilat shkurtojnë jetën, duke ardhur gjithashtu me sëmundje si Parkisoni apo Alzheimeri.
Dëmtimi oksidativ shkakton edhe kancerin, diabetin dhe çrregullime të tjera.
Një metabolizëm më i ngadalshëm rezulton në reduktim të stresit oksidativ, duke ndikuar poashtu në shëndetin tuaj mental. /Lajmi.net/

Powered by WPeMatico

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »