Zvicra e Portugalia shënojnë fitore, “luftë” për vendin e parë (Video)

0

Portugalia ka mposhtur Hungarinë me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës, Ruasia 2018.

Golin për kampionët e Evropës e shënoi Andre Silva në minutën e 49-të, pas një krosimi nga Ronaldo.

Në ndeshjen tjetër të grupit B, Zvicra ka mposhtur Letoninë me rezultat 3-0.

Golat në këtë ndeshje i shënuan Seferovic (9’), Xhemajli (55’) dhe Rodriguez (58’) nga penalltia.

Pas tetë ndeshjesh, Zvicra është e para në grupin B me bilanc të qindpërqind me 24 pikë, e ndjekur nga Portugalia me 21 pikë. /IndeksOnline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com