Zvicra, dokumente të reja për të huajt nga BE-ja

0

Letërnjoftimet e reja do te jenë në format të kartelës. Ndërsa të deritashmet konsiderohen “të vjetruara dhe të lehta për falsifikim.

ausweise-ch1-587x391

Zvicra planifikon lëshimin e dokumenteve të reja të identifikimit (letërnjoftimi) për të huajt nga shtete e BE-së. Ato në të ardhmen do të lëshohen në format të kartelës së kreditit dhe do t`u zënë vendin dokumenteve të sotme prej letre.

Siç shkruan gazeta “NZZ am Sonntag” duke u referuar zëdhënësit të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM), Martin Reichlin, editimi i dokumentit të ri është planifikuar për fundin e vitit 2018.

Sipas SEM, brenda një viti në Zvicër nevojiten më shumë se 1 milion dokumente identifikimi për të huajt. Rreth 800 mijë prej tyre bëhen për qytetarët e BE-së dhe 130 mijë të tjera për punëtorët ndërkufitarë (nga po këto vende).

Letërnjoftime të reja do të kenë edhe rreth 90 mijë azilkërkues dhe të huaj me pranim te përkohshëm.

Këto dokumente të reja do të përmbajnë shenja të ndryshme sigurie për të qenë kështu më të sigurta kundër falsifikimit. Ndërsa për dokumentet e deritashme, Reichlin ka thënë se janë “të vjetruara dhe të lehta për falsifikim”.

Kohëve të fundit, sipas tij, ishin shpeshtuar rastet në të cilat të huajt hynin në Zvicër me dokumente të falsifikuara të BE-së.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com