Zviceranët reagojnë për spotin në shqip (Video)

0

Spoti zgedhor në shqip i Përparim Avdilit, kandidat i FDP-së (Partia Liberale e Zvicrës) për deputet në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, nuk është pritur mirë nga oponentët politikë zviceranë të SVP-së.

Zvicra

“Pse jo edhe në shqip, është gjuha e nënës që na lidh emocionalisht dhe pse të mos i sjellim më afër sistemit të këtushëm politik në Zvicër”, thotë në reagimin e tij për “Tele Zürich” politikani shqiptar, Përparim Avdili.
Kështu nuk mendon konkurrenti politik zviceran nga SVP, Rene Isler.

Ai thotë se në Cyrih gjuhë zyrtare është gjermanishtja dhe nëse dëshirojmë integrimin, duhet të flasim në gjuhën e vendit.

„Me një spot të tillë, përkundrazi është kundër integrimit”, thotë Isler.

Sido që të jetë, kandidati për deputet kantonal nga FDP, Përparim Avdili, ka paraparë një spot zgjedhor edhe në gjermanisht. Reagimet e politikanëve të FDP-së në nivele të ndryshme kanë qenë të menjëhershme.

Ata e kanë mbështetur Përparim Avdilin në kandidaturën e tij, duke konsideruar që fryma liberale do të angazhohet gjithherë për një shoqëri zvicerane të hapur.

Përparim Avdili ka paralajmëruar për këtë fundjavë një takim zgjedhor me qytetarë të komunitetit shqiptar të rrethit 3 dhe 9 të qytetit të Cyrihut.

Takimi mbahet të shtunën, më 21 mars, nga ora 18 në zyrat e Qendrës Kulturore të Kosovës, Hohlstrasse 610, 8048 Zürich./albinfo/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com