Zviceranët me prejardhje të huaj votojnë socialdemokratët

0

Partia Socialdemokrate do të fitonte 24 për qind të votave nëse do të llogariteshin vetëm votat e zviceranëve me prejardhje të huaj. Aktualisht ajo i ka 18.7%

Nëse rezultatet zgjedhore do të vareshin nga shtetasit zviceranë me prejardhje të huaj (të huajt e natyralizuar), Partia Socialdemokrate (SP/PS) do të ishte fituese dhe do të tejkalonte partinë aktualisht numër 1, SVP/UDC. Partia Socialdemokrate do të fitonte 24 për qind të votave për Parlamentin Nacional nëse do të llogariteshin vetëm votat e zviceranëve me prejardhje të huaj. Kjo përbën një dallim të madh në krahasim me përqindjen që kjo parti ka në mesin e zviceranëve burimorë, ku SP/PS ka vetëm 17% të votave.

Duke qenë se SP/PS në total ka 18.7% të votave të elektoratit të gjithëmbarshëm zviceran del se një shtytje të konsiderueshme asaj ia japin shtetasit e rinj ose të natyralizuarit. Menjëherë pas SP-së vjen me 22% partia më e madhe, SVP/UDC. Në këtë përfundim ka ardhur një studim i publikuar sot në gazetën “Schweiz am Sonntag”.

Edhe të Gjelbrit dhe Liberalët e Gjelbër kanë reputacion më të mirë te “zviceranët e rinj”, gjegjësisht ata që kanë fituar shtetësinë rishtas.

Duke pasur parasysh këto trende, autori i studimit, Oliver Trijbis thotë se është një “mit” mendimi i përhapur se zviceranët me prejardhje të huaj votojnë “më djathtas” se vendësit për t`u distancuar nga të huajt tjerë. Në fakt është e kundërta: Shumë (ish) të huaj parapëlqejnë të majtën pasi që ndjehen si grup i diskriminuar”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com