Zvicër: Nuk ka azil për shqiptarët

0
“Problemi me azilantët nuk është kritik, kemi një procedurë që brenda 48 orësh verifikon personat që kanë hyrë dhe merren masat ndaj tyre. Zvicra nuk jep azil për motive ekonomike.

Vitet e fundit kemi pasur ardhje emigrantësh nga zonat shqipfolëse, kryesisht nga Kosova, të cilët ndihmojnë për të kuptuar realitetin e vërtetë të aplikuesve. Shqipëria është një vend i sigurt”, ka thënë Graf, transmetojnë mediet në Tiranë.

Në vizitën e tij të parë zyrtare në Berat, ambasadori ka shkuar për të parë nga afër realizimin e projektit TAP.

„Projekt i rëndësishëm është edhe TAP, nga i cili përfiton i gjithë vendi. Në mënyrë të veçantë ka një program për gazifikimin e Beratit, për përdorim të brendshëm, jo thjesht si qytet tranzit”, thekson Graf.

Ambasada zvicerane në Tiranë ka bashkëpunim të hershëm me Komunën e Beratit në realizimin e projektit të Qendrës për fëmijët me aftësi të kufizuara./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com