Zv.Ministri i Kulturës së Republikës së Kosovës, vizitoj sotë komunën e Bujanocit (Foto)
16:11 | 28 Qershor 2018

Zv.Ministri i Kulturës së Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, bashkë me bashkëpunëtorët e tij sot qëndroj në Bujanoc për një vizit zyrtare. Zv.Ministri fillimisht zhvilloj një takim me kryetarin e komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, dhe pastaj vazhdoj me agjendën e tij duke zhvilluar takime me kryetarin e Këshillit kombëtar Shqiptarë z, Shukri Ymeri, Drejtorin e shtëpis së kulturës në Bujanoc z, Jetmir Ismaili, si dhe me përfaqësuesit e Organizatës "Shpresa" në Bujanoc. Temë e takimit me kryetarin e komunës së Bujanocit ishte bashkëpunimi konkret në sferën e kulturës, përkrahjes së projekteve që kanë të bëjnë me rini dhe mundësia e fillimit të bashkëpunimit në përgaditjen profesionale e kuadrove të reja. Zv.Ministri Hoti, në Bujanoc për herë të parë, shpalosi projektin Nacional që së shpejti do të filloj të implementohet e që ka të bëjë me garimin në dije, kulturë dhe sport. Ky projekt do të përfshijë edhe shkollat fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës. Zv.Ministri Hoti, menjëherë pas vizitës së tij në godinën e komunës së Bujanocit me kryetarin e komunës së Bujanocit, ka zhvilluar një takimë me kryetarin e Këshillit Kombëtarë Shqiptar z, Shukri Ymeri, ku diskutuan për problemet e Shqiptarëve në Luginën e Preshevës në fushën e kulturës dhe sportit. Ku Drejtori i shtëpis së Kulturës në Bujanoc z, Jetmir Ismaili dhe Zv.Ministri i Kulturës në Republikën e Kosovës z, Rexhep Hoti biseduan rreth aktiviteteve të ndryshme të shtëpis së kulturës në Bujanoc, dhe bashkpunimit në organizimet e në mesë të Shtëpis së kulturës në Bujanoc dhe Ministria e Kulturës të Republikës së Kosovës. Më pasë vizituan edhe këndin Amerikan në Bujanoc dhe u njoftuan me organizimet e ndryshme të cilat realizohen në këtë institucion brenda shtëpis së Kulturës në Bujanoc. Po ashtu zv.Ministri Hoti vizitoj edhe përfaqësuesit e njërës nga organizatat më të sukëseshme në Luginën e Preshevës, Organizatën "Shpresa", ku i përgëzoj për punën e këtyre të rinjëve të cilët po zhvillojn në aktivitete të ndryshme në Luginën e Preshevës./BujanociNet/
Françeska Jaçe