Zv. kryetari i komunës së Presheves takohet me MAShT, diskutohet për kuotat e studentëve të Luginës

0

Xhelal Memeti

Ditën e sotmë me kërkesë së Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, u realizua takimi mes këshilltarit të lartë politik të kësaj ministrie Prof. Zenun Halili dhe Zv .Kryetarit të Komunës së Preshevës Xhelal Memeti.

Pas shumë kërkesave të dërguara me shkrim nga Kryetari i Komunës së Bujanocit, Kryetari i Komunës së Preshevës dhe nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, për rritjen e kuotave, aktualisht është duke u punuar shumë në këtë drejtim, sepse kuotat aktuale për shqiptarët nga Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës ishin :
Në Universitetin e Prishtinës 83 student, në Universitetin e Gjilanit 250 student dhe në atë të Mitrovicës 13 student.

Konkursi për afatin e dytë për regjistrim do të shpallet më 5 shtator 2016.

Përveç diskutimit mbi mundësinë e rritjes së kuotave, u diskutua për memorandumin e bashkëpunimit në fushën e teksteve mësimore në gjuhën shqipe, që u realizua ditë më parë,nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit së Sërbisë dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarë.

Realisht nuk është mirpritur ky memorandum bashkëpunimi, ngase përfaqësuesit të Ministrisë së Arsimit së Kosovës theksojnë se është dashur akoma të ushtrohet trysni që tekstet mësimore për shqiptarët e Luginës duhet të merrën nga Shqipëria apo Kosova, e jo të përkthehen nga ana e Sërbisë, sepse përmbajtjet e tyre mund të shtrembërohen.
Pra ky veprim ishtë befasues për to, dhe jo i mirëpritur.

Zv.Kryetari i Komunës së Preshevës është optimist se bashkëpunimi i forcuar me Ministrinë e Arsimit të Kosovës do të sjell avantazhe për Luginën e Preshevës në të ardhmen./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com