Zv.Ambasadori i OSBE-së: Pjesmarrja në zgjedhjet për KNSH është e rëndësishme për Shqiptarët

0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi priti të enjtën në kabinetin e tij, zv.Ambasadorin e OSBE-se ne Sërbi, Michael Yjehara i cili është i ri në këtë post dhe për herë të parë vizitoi komunën e Bujanocit.

02 

Në këtë takim kryetari Arifi e ka njoftuar zv.Ambasadorin për situatën politike, ekonomike dhe atë te sigurisë në vend si dhe me theks të veçantë për procesin e zgjedhjeve të Këshillit Nacional shqiptar. Kryetari Arifi e ka njoftuar zv.Ambasadorin për situatën e sigurisë në vend, atë ekonomike dhe politike. Në këtë takim sipas Arifit është biseduar me theks të veçantë për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptarë në Sërbi që do të mbahen me 26 tetor të këtij viti. Zv.ambasadori i OSBE-së, Michael Yjehara e ka falemnderuar kryetarin Arifi për këto informacione dhe ka shprehur kënaqësinë që sot ka vizituar siç e quan ai qytetin e bukur të Bujanocit, duke shprehur se dhe në të ardhmen ta vizitojë dhe të ketë takime me kryetarin Arifi. Ambasadori ka porositur qytetarët e komunës së Bujanocit që me datë 26 tetor të dalin dhe të votojnë sa më shumë sepse është në të mirë të tyre. “Unë konsideroj se kemi pasur një bisedë shumë të mirë rreth zgjedhjeve për Këshillin Nacional dhe gjithashtu dëshiroj ta falëmnderojë kryetarin për informatat dhe brifingun e mirë që na ka thënë për gjithë situatën politike në këtë rajon” u shpreh Yjehara. Misioni i OSBE-së ka një zyre këtu në Bujanoc për më shumë se 10 vite dhe ne gjithmonë kemi ndihmuar komunën tuaj si dhe qytetarët e këtij rajoni dhe përmisimin e këtij rajoni dhe autoriteteve qëndrore, ka thënë mes tjerash zv.ambasadori. Kryetari Arfi gjithashtu ka njoftuar zv. ambasadorin se Partia Demokratike të cilën e udhëheq Nagip Arifi, ka dorëzuar listën në KRZ, duke shtuar se lista e PD-së është pranuar nga KRZ dhe mbanë numrin 1./BujanociNet/

 

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com