Zjarrëvënie në Karaqevë të Ulët

0
Policia e Kosovës patrulla e vijës së gjelbër kanë informuar se në fshatin Karaqevë e Poshtme afër minierës Kaolini nga persona të panjohur është ndezur një zjarr njoftoj policia e Gjilanit.
00_12_14335346551781554131
Ismet Hashani tha se me marrjen e informatës në vendin e ngjarjes është përgjigjur policia e nënstacionit në Muqivërcë dhe ka bërë fotografimin e vendit të ngjarjes, si dhe ka vërtetuar se janë djegur rreth 20 deri 25 ari pyll të mbjellur të llojit pisha.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësit e zjarrfikësve dhe është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti t`i dedikohet njësisë së hetimeve./rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com