Zjarr në një qendër azilkërkuesish në Gjermani, 4 shqiptarë të lënduar (Foto)

0

Në një qendër azilkërkuesish në Chemnitz-Kappel në Gjermani ka shpërthyer një zjarr i cili ka lënë të lënduar gjashtë persona, në mesin e tyre edhe katër anëtarët e një familje kosovare.

 

Mediat gjermane kanë raportuar se zjarri kishte shpërthyer në mesditë, dhe ekipet emergjente kishin arritur që të evakuonin përkohësisht 30 banorët e kësaj qendre.

Hoteli i cili aktualisht përdoret si qendër strehimi për azilkërkuesit, ishte përfshirë nga flakët rreth orës 12 e 30. Në një apartament në katin e parë dyshekët ishin kapluar nga zjarri, nga shkaqe ende të panjohura.

Zjarri u shua pas një kohe të shkurtër. Një pjesë e banorëve arritën largohen, ndërsa një pjesë tjetër u desh që të evakuohet nga ekipet emergjente.

Një familje nga Kosova, (nëna 29 vjeçe, babai 22, vajza 2 dhe djali 9 vjeç) dhe dy azil kërkues nga Tunisi, (18 dhe 31 vjeç), ishin më të rrezikuarit, pasi kishin bllokuar në ndërtesë dhe kishin pësuar alivanosje nga tymi. Ata janë shtrirë në spitalin e Chemnitz.

Raportohet se momentalisht qendra është e pabanueshme, dhe 38 banorët është dashur të sistemohen përkohësisht nëpër qendrat tjera. (lajmi.net)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com