Zihet banda spanjolle që dërgonte emigrantë shqiptarë në Britani

0

Të mërkurën është shkatërruar nga policia spanjolle një grup që fuste ilegalisht shqiptarë në Britaninë e Madhe. Përmes dokumenteve false spanjolle të identitetit ky grup dërgonte shqiptarë në Britani nëpërmjet udhëtimeve me avion. Policia ka ndaluar 12 persona dhe 85 emigrantë me dokumente false

aeropuerto_241-587x335

Anëtarët e këtij rrjeti kontaktonin njerëz nga Shqipëria që kërkonin të largoheshin nga vendi i tyre me premtimin për të gjetur një punë në Britani apo Irlandë.

Të interesuarit duhet të udhëtonin vetë deri në Spanjë, ku zakonisht ndiqej rruga përmes Italisë dhe Turqisë.

“Anëtarët e grupit në Barcelona kujdeseshin për rezervimin e hotelit, biletës së avionit dhe instruksionet për procesin e hipjes në avion duke shmangur kapjen nga kontrolli i policisë”, bëjnë të ditur autoritetet spanjolle.

Grupi pajiste emigrant me pasaportë false, leje banimi, leje drejtimi dhe kartë shëndeti me identitet rumun, italian apo grek, raporton agjencia e lajmeve AFP, transmeton gazetaexpress.

Arrestimet janë bërë në aeroportin “El Prat” në Barcelona, në “Bajaras” Madrid dhe në aeroportin e Majorkës që është një nga desitionacionet kryesore turistik në Mesdhe.

Policia ka nisur hetimet për këtë grup që prej nëntorit të vitit 2014 pasi zbuloi se një numër i madh pasagjerësh udhëtonte për në Britani dhe Irlandë përmes këtyre aeroporteve.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com