Zidane: “Më duhet të gjejë problemin, unë jam përgjegjësi”
12:12 | 08 Janar 2018

Zidane ka fajësuar vetën për barazimin me Celta Vigo.

Real Madridi lëshoi mbrëmë dy pikë nga duart, çka do të thotë se tani ka mbetur 16 pikë prapa Barcelonës, me një ndeshje më pak të zhvilluar. Zinedine Zidane më nuk dëshiron të diskutojë për La Liga, por të gjejë sa më parë problemin – pasi thotë se skuadrës i ka humbur besimi. “Më duhet të gjej problemin sepse unë jam përgjegjësi. Dhe do të tentoj, ne do të tentojmë. Përvec kësaj ne nuk po luajmë rregullisht dhe nuk po kemi shumë besim në vete”, tha Zizu. “La Liga? Nuk do të flasim për La Ligan çdo ndeshje. Ne po humbim pikë dhe përderisa humbim pikë nuk mund të ngjitemi në renditje. Duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje”, shtoi Zidane.
Aurela Hoxha