Zidane dridh tifozët e Real Madridit

0

Zinedine Zidane nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit nga Real Madritid në fund të seoznit.

Trajneri francez, Zinedine Zidane mund të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2020

“A do të qëndroni në Real Madrid për pesë ose dhjetë vitet e ardhshme? Jo, sepse edhe ju e dinin që nuk është kështu”, ka deklaruar Zidane në konferencën për media.

“Unë mendoj vetëm për këtë sezone. Unë kam një kontratë, por mendoj se kjo nuk do të thotë asgjë”, ka theksuar ai.

Mediat e huaja kanë raportuar se Zidane pritet ta marrë drejtimin e Francës pas Botërorit “Rusia 2018”.

Zidane së fundit është zgjedhur trajneri më i mirë i vitit nga FIFA pas triumfit në La Liga dhe Ligën e Kampionëve me Realin.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com