Zhytja në naftë (Video)

0

Azerbajxhani i pasur me energji, është duke i shfrytëzuar në maksimum burimet e veta të pasura me naftë.

nafta

E shteti që ofron pamje të jashtëzakonshme ndaj detit Kaspik, po ashtu po tërheq vëmendje për qasje kreative ndaj banjave luksoze të cilat inkurajojnë vizitorët të zhytën në arin e zi.

Qendra mjekësore, Naftalan në kryeqytet bie në sy lehtë ngase ndodhet në qendër afër një stacioni të autobusëve dhe është e rrethuar me gjelbërim që ndihmon vizitorët t’u mbijetojnë temperaturave të larta të verës, transmeton Koha.net. Brenda ndërtesës infermierët janë të veshur me të bardha. E vizitorët janë të zi.

Specialistët në qendren NAftalan, thonë se tradita e zhytjes në naftë për qëllime mjekësore rrjedh qysh nga shekulli 6, derisa nga shkencëtarët sovjetikë është dëshmuar se vepron si antibiotik.

Sipas mjekëve nafta në trupin tonë mund të shkatërrojë të gjitha format e baktereve, viruseve, impotencën e shumë të tjera.

Doktori, Hashim Hashimov, i cili punon në Naftalan thotë se trajtimi që ai ofron mund të kurojë deri në 70 probleme të ndryshme. Ai shpjegoi përfitimet e trajtimit special për pacientët e tij e që variojnë nga banorët lokalë që vuajnë nga sëmundje të rënda deri tek turistët kureshtar.

Seb, një turist australian që vizitoi Bakun, tha se i kaloi 24 orët e fundit në këtë banjë pasi që lexoi për të online. Seb tha se nervoza në fillim të cilën e ndjeu u zhduk pasi që u zhyt në vaskë përplot naftë.

“Në fakt ndjehem shumë mirë këtu. Është përvojë e mirë” tha ai i zhytur deri në fyt.

“Është në rregull, edhe temperatura është normale me një vaskë të ngrohtë me ujë por nga tekstura duket si çokollatë dhe më përkujton në ato fontanat me çokollatë në qendrat tregtare. Ngrohtë, pa dhimbje madje as erë s’ka shumë” shtoi ai.

Seb shtoi se kritikët duhet ta provojnë këtë para se të ankohen. Nafta pohohet se përmban hidrokarbone naftaline e që potencialisht mund të jenë kancerogjene. Por Seb shtoi se nuk brengoset shumë për këtë.

“I kam lexuar edhe disa kritika lidhur me këtë, andaj e gjithë kjo është një lloj e mjekësisë sovjetike, që pohonin se kjo është ide e mirë. Dhe më pas janë disa njerëz që nuk e kuptojnë vërtet këtë marrë parasysh se një element mund të jetë kancerogjen, por them se 10 minuta s’mund ta vrasin askënd”.

I pyetur rreth rrezikut që trajtimi mund të paraqesë për klientët që s’dyshojnë, doktori Hashimov theksoi se nafta në fakt bënë më shumë mirë se keq.

“Naftalani vret gjithçka, viruset, bakteret dhe kërpudhat. Siç kemi thënë, efekti është unik dhe i pastër, dhe nuk përmban asnjë ndyrësirë”.

Pavarësisht se mund të ndjejnë që fjalëpërfjalshëm janë duke u larë në para, vizitorët janë të vetëdijshëm se para tyre edhe dikush tjetër ishte zhytur në naftë, transmeton Koha.net. Hashimov tha se banja nuk posedon furnizim të rregullt me naftë. Sipas tij materiali është shumë i shtrenjtë andaj duhet të kursejnë.

“Zakonisht humbasim pak material në secilin klient dhe gjithmonë duhet shtuar pak për dikë të ri. Por ta hedhim gjithë këtë është e pamundur sepse materiali është i shtrenjtë”.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com