Zhvillimi i bujqësisë i rëndësishëm për Luginën e Preshevës

0

Në komunën e Preshevës sot kanë qëndruar Ministrja e bujqësisë Snezhana Bogosavljeviq Boshkoviq dhe kryetari i Trupit koordinues Zoran Stankoviq. Në orët e para të mëngjesit të lartpërmendurit në kabinetin e tij i ka pritur kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa.

11157909_1067910656559570_392494117_n

Në mesdit Boshkoviq dhe Stankoviq kanë vazhduar takimin me Kryetarin e Bujanocit Nagip Arifi ate të Preshëvës Ragmi Mustafa, Kryetarin e Medvegjës Dragisha Petroviq, kryeshefin e rrethit të Pqinjës Bullatoviq dhe me përfaqsuesit e administratave komunale përgjëgjës për bujqësin. Në takimin e lartpërmendur u fol për lëmin e bujqësis, dhe çfarë mund të bëhet në të ardhmën sa i përket bujqësis në këtë vend. Gjithashtu u bisedua për subvencionet dhe mundësit e zhvillimit në bujqësi, dhe u dakorduan që me konsultimet e perbashkëta, të arrihen suksese në bujqësia në këto tri komuna. Ministrja Boshkoviq tha se, i kemi marë masat konkrete edhe bashkpunimi do të jetë konkret. Më e rëndësishme është ndihma e shtetit që përsëri të hy në funksion therrtorja jugokop, kontrollat për sigurim të ushqimit, inspeksionit veterenarik e kështu me radhë. Ministrja premtoi që do të përkujdeset, që në të ardhmën në ketë vend të ketë mish të shëndetshëm, produkte të qumshtit po ashtu. Po ashtu, në takimin e sotëm është folur edhe për kultivimin e duhanit në këto komuna. Lidhur me takimin e lartpërmendur Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi tha se, “takimi ishte i hapur dhe ne diskutuam për disa teme, kyqjen e shqipëtarëve në organet shterërore, funksionimi i  kompanis për prodhimin e mishit Jugokop, që do të ndikojë dukshëm edhe në vendet e reja të punës, dhe mundësin e prodhimit të duhanit në sasi më të madhe në komunën e Bujanocit” Arifi gjithashtu potencoi se, ky rajon është i njohur për kultivimin e bimës industriale të duhanit dhe ka një pozit të volitshme gjeografike, andaj do të insistojmë që atyre që meren me prodhimin e duhanit tu lejohet prodhimi i një sasie më të madhe. Ragmi Mustafa kryetarë i Preshevës tha se, u diskutua në mënyr të hollsishme sa i përket bujqësis. Mustafa tha se, në këtë taki në mënyrë të  precizuar janë potencuar problemet me të cilat ballafqohen bujqit. 11139502_1067897039894265_19036391_nPas takimit foli edhe kryetari i Trupit koordinues Zoran Stankoviq, ai tha se,- kryetarët e tri komunave sot kanë dalë me pyetje konkrete dhe i kanë cekrur problemet të cilat kërkojn angazhim. Ky është një vazhdim i angazhimit sa i përket minisitris së bujqësis. Do të ketë takime tjera dhe kryetarët e komunave të bëjnë një shkresë për të gjitha qështjet dhe problemet që kanë, dhe ajo shkres ti dorëzohet ministris së bujqësis dhe kjo ministri pastaj të nis me zgjidhjen e këtyre problemeve. Ministrja e bujqësis së Serbis së bashku me bashkëpunëtorët, me kryetarine E Preshevës dhe ate të Trupi Koordinues, i bënë vizit qumështorës Fontana në fshatin Bukuroc. Takimi i fundit për ditën e sotme i ministres së bujqësis ishte me fermerët nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com