Zhdukja e mistershme e të miturës shqiptare në Itali

0

Zhdukja e mistershme e të miturës shqiptare në Itali

Një 14-vjeçare shqiptare që jeton në Itali është zhdukur prej dy ditësh në mënyrë të mistershme.

Familja e të miturës Laura Gjinesha, që jeton në komunën Vaiano në rajonin e Toskanës, që nga e shtuna nuk ka marrë asnjë lajm nga vajza. Ata kanë paraqitur rastin në polici pak orë pas zhdukjes së saj.

Përveç ankesës në polici, motra e 14-vjeçares janë përfshirë vetë në kërkime duke përdorur edhe rrjetet sociale.

Laura dyshohet se është larguar me të dashurin e saj dy vite më të madh, Alex Brighenti.

Motra e saj rrëfeu në polici se ditën e shtunë Laura ka dalë dhe nuk është kthyer më në shtëpi, duke shqetësuar të gjithë familje.

Pas disa kërkimeve, dy të rinjtë janë parë në Padova. Miqtë e saj zbuluan për policinë, se ata kishin krijuar një grup në “Whatsapp” të quajtur “T’ia mbathësh nga shtëpia”, ku dy prej miqve të saj në rrjetin social shkruanin se do drejtohen për në perëndim.

Familjarët e saj kanë bërë thirrje për ndihmë, ndërkohë kanë lënë në dispozicion edhe numrat e telefonit të tyre.

Policia i trembet një trafikimi të mundshëm të të miturve, ndërkohë që vazhdon kërkimin në koordinim edhe me stacionet policore të rajoneve të tjera.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com