Zhdukini milingonat me këto 6 metoda tepër efikase

0

Aktualisht, këta mysafirët të bezdisshëm mund të kenë filluar festën në shtëpinë tuaj. Ju përpiqeni t’i zhdukni një nga një këto insekte të vogla por ato vazhdojnë të shfaqen ditën tjetër dhe tashmë janë kthyer në një acarim të vërtetë për ju.

Këto insekte të vogla punëtore mund t’i largoni me metoda të ndryshme pasi ato fillojnë të shfaqen kudo, në kuzhinë, në dhomën e gjumit apo edhe në dhoma të tjera.

Padyshim e dini se milingonat tërhiqen nga ushqimi dhe për shumë njerëz kthehen në një makth të vërtetë. Sigurisht gjëja më e mirë që ju mund të bëni për të ndaluar milingonat të hyjnë në shtëpinë tuaj është duke larguar dhe mbyllur mirë sheqerin, bukën dhe të gjithë ato lloj produktesh që i tërheqin ato.

Megjithatë për të eliminuar mysafirët e padëshiruar ekzistojnë disa mënyra efektive dhe natyrale duke shmangur kështu dhe kimikatet që ndikojnë negativisht në mjedis.

Mënyra e parë

Përzieni në një shishe pak ujë me uthull, të dyja në sasi të barabartë. Këtë tretësirë spërkateni në cepat e shtëpisë ku mendoni se mund të shfaqen milingona dhe do të shihni se edhe kjo do të jetë një zgjidhje e mirë. Më pas lajeni ambientin me ujë me detergjent, ose edhe limon dhe do zhdukni çdo gjurmë të tyre.

Mënyra e dytë

Merrni lëng hudhre të freskët dhe spërkatni me të vendet ku vini re milingona, pasi nga hudhra milingonat largohen.

Mënyra e tretë

Gjithashtu, milingonat largohen edhe nga vaji i lulediellit, prandaj spërkasni vendet nga milingonat mund të hyjnë me vaj luledielli.

Mënyra e katërt

Në ujin me detergjent për larjen e pllakave hidhni lëng limoni dhe lajeni gjithë shtëpinë me të, pasi milingonat ngordhin nga lëngu i limonit. Gjithashtu, paralelisht hidhni disa lëkura portokalli nëpër shtëpi pasi aroma e portokallit gjithashtu bën efekt në luftën kundër milingonave.

Mënyra e pestë

Metodat e mësipërme sigurisht që ndihmojnë por në mënyrë të përkohshme, pasi milingonat riprodhohen shumë shpejt dhe të tjera të reja do të shfaqen sërish në ambjentet e shtëpisë suaj.

Nëse doni ta fitoni vërtetë këtë betejë, ju duhet të gjeni burimin e tyre, pra të gjeni milingonën mbretëreshë dhe ta shkatërroni.

Nëse mbretëresha gjendet diku në shtëpinë tuaj, një mënyrë për të gjetur burimin është të spërkasni rreth e rrotull shtëpisë me ujë të nxehtë pasi zakonisht milingonat e kanë folenë poshtë dyshemesë dhe uji i nxehtë i hedhur përmes kanaleve të hapura që mund të keni në muret anësore të shtëpisë, mund të jetë një hap shumë efektiv për të hequr qafe milingonat.

Mënyra e gjashtë

Nëse vini re se milingonat në shtëpi vijnë nga vrimat e vogla që mund të gjenden në dysheme apo në muret ndarëse të shtëpisë, atëherë këto vrima janë shtegu i milingonave në shtëpinë tuaj. Ju këshillojmë t’i mbyllni sa më parë këto vrima duke i stukuar dhe pastaj të lani e dezinfektoni shtëpinë.

Nëse asnjë nga rrugët e mësipërme nuk ju dha rezultat, atëherë problem qëndron së milingonat folenë nuk e kanë tek ambienti juaj por diku më prag, për shembull tek shtëpia e fqinjit dhe sado që jut ë mundoheni të luftoni me to, ato sërish do të shfaqen.

Në këtë rast ju duhet të vrisni vet mbretëreshën e milingonave për t’i dhënë fund këtij makthi të vërtetë.

Në 2 gota ujë të nxehtë hidhni gjysmë gote sheqer dhe një majë luge çaji boraks. Kur përzierja të ftohet, shtojmë një lugë çaji mjaltë ose reçel. Këtë ilaç e vendosim diku në shtëpi që të mblidhen milingonat. I gjithë sekreti i këtij ilaçi është se milingonat hanë pak dhe marrin me vete që t’ia çojnë mbretëreshës. Në këtë mënyrë janë vet milingonat që e vrasin mbretëreshën e tyre.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com