“Zgjohet” një virus edhe më i rrezikshëm se ebola

0

Derisa bota po përpiqet të fitojë luftën me virusin ebola, nga i cili tashmë kanë humbur jetën mbi 3,000 persona, në Afrikë është “zgjuar” nga gjumi edhe një virus tjetër vdekjeprurës. 

auto_lajm1413219384

Ky virus, i cili është identifikuar që në vitin 1967 në Beograd, si dhe në qytetet Marburg dhe Frankfurt të Gjermanisë, tashmë ka marrë edhe jetën e parë.

Rasti i një tekniku shëndetësor 30-vjeçar, i cili vdiq në spitalin Mengo në Ugandë, ka ngritur masat e kujdesit në atë vend, por edhe në vendet fqinje me Ugandën.

Pasi testet dëshmuan praninë e virusit të quajtur marburg te ky i vdekur, rreth 150 persona u vendosën në karantinë, ndërkohë që te 11 prej tyre janë vërejtur simptoma që flasin për mundësinë e infektimit me këtë virus me shkallë shumë të lartë vdekshmërie (mbi 90 për qind e të infektuarve vdesin), transmeton lajmi.net agjencinë britanike të lajmeve Reuters.

Në Keni dhe Sudan të gjithë qytetarët që vijnë nga Uganda kontrollohen për të konstatuar nëse janë të infektuar.

Në vitin 1998, me virusin marburg janë infektuar 154 persona, nga të cilët kanë vdekur 128, kurse në vitin 2004, nga 252 të infektuar kanë vdekur 227 persona.

Si virusi ebola ashtu edhe ky marburg janë me origjinë nga Afrika, dhe që të dy barten nga kafshët te njerëzit.

Virus marburg shkakton sëmundje hemorragjike, dhe sikur në rastin e ebolës, shkakton konvulsione dhe gjakderdhje të mukozës, lëkurës dhe organeve.

Deri tashti nuk është zbuluar ilaçi kundër tij.

Në listën e viruseve më të rrezikshme që e ka hartuar DW, virusi marburg zë vendin e parë shkaku i vdekshmërisë së madhe që tejkalon 90 përqindëshin.

Sikundër ebola, edhe ky bartet nga kafsha në njeriun, por pastaj bartet edhe nga njeriu në njeriun përmes prekjes së të infektuarit apo me anë të sekrecioneve.

Presidenti i Ugandës, Joveri Museveni ka apeluar në qytetarë që të kufizojnë kontaktet fizike mes vete.

“Nëse nuk ju zgjas dorën kur të ju shoh, mos mendoni që jam i paedukatë. Nëse duam të kontrollojmë ebolën dhe marburgun, duhet të ndalojmë t’ia japim dorën njëri-tjetrit”, deklaroi ai gjatë një vizite zyrtare.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com