“Zgjidhja Kosovë-Serbi, mund të jetë më e lehtë nëse arrihet më shpejt”
19:48 | 17 Tetor 2018

Cooper beson se zgjidhja Beograd-Prishtinë do të arrihet shumë shpejt.

“Unë jam absolutisht i sigurt se do të arrihet zgjidhja hap pas hapi, por mendoj se ky është momenti, mund të jetë më e lehtë nëse vjen më shpejt”, ka deklaruar Cooper për ‘Tanjug’, transmeton lajmi.net.

Në të njëjtën kohë, ai ka vlerësuar se përparim ishte bërë në kohën kur ai ishte pjesë e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Kohë të gjatë kam marrë pjesë në dialog dhe jam shumë i lumtur kur shoh se progres i madh është bërë që atëherë, por jo i mjaftueshëm”, është shprehur Cooper.

Po ashtu, ai është shprehur i kënaqur që po diskutohet në mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij kosovar, Hashim Thaçi. /Lajmi.net/

 

Alesia Bami