Zgjidhet misteri i pemëve të ‘përkulura’

0

pema

Misteri i pemëve të përkulura në SHBA ka lënë të habitur shumë ekspertë për shumë dekada.

Por tani, një hulumtues ka hulumtuar teorinë që thotë se këto pemë të pazakonshme nuk janë një fenomen natyror, por një sekret i amerikanëve autokton, për të gjetur rrugën përmes pyjeve.

Dennis Downes dëgjoi histori të ndryshme për fiset vendase që jetonin përreth lumit Miçigan. Më shumë se një shekull më parë, këto fise do të përdornin rrugë të fshehta për të gjetur pasazhe të sigurta përmes pyjeve dhe ujërave, raporton Atlas Obscura, transmeton Gazeta Express.

Sipas hulumtimeve të Downes, amerikanët vendas kultivonin pemë të reja, i lakonin ato në këtë formë për të shënuar vendkalimin.

Dhe përderisa këto fise ka kohë që janë zhdukur nga këto pyje, pemët kanë mbetur si përkujtues të rrugëve të paharruara, të një mënyre të harruar të jetesës.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com